Lajme

Danimarka, shteti më i mirë për të jetuar gratë

Danimarka është vendi më i mirë në botë ku mund të jetojnë gratë. Sondazhi është bërë nga “US News” dhe “World Report” dhe janë pyetur 7 mijë gra. Ato janë pyetur për disa çështje si barazia gjinore, barazia në të ardhura, siguria dhe mundësia për t’u ngritur në detyrë.

Raporti thekson se Danimarka mund të jetë vendi me taksat më të larta, me dimër të gjatë dhe dëborë, por ama gratë daneze mbeten zilia e botës.

Gjithashtu Danimarka është renditur nga “US News” dhe “World Report” si vendi i dytë më i mirë në botë për të rritur fëmijët.

Show More

Related Articles

Close