BotaLajme

Kush e miratoi vrasjen e ish spiunit të KGB-së

Vrasja e ish-spiunit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, ishte “ndoshta” e miratuar nga presidenti Vladimir Putin. Ky ishte lajmi i ditës dje në mediat britanike, si rezultat një investigimi që ka përfunduar këto ditë lidhur me këtë çështje. Një ditë më pas, mediat kanë publikuar të dhëna nga hetimi, duke renditur datë pas date se si u arrit në vrasjen e ish-spiunit të KGB-së.

Komploti për ta vrarë mund të ketë filluar në tetor të vitit 2004,kur Andrei Lugovoi u takua me Litvinenko .Përpjekja e parë për vrasjen e tij është bërë me 16 tetor 2006.

Source
panorama.com.al
Show More

Related Articles

Close