LajmeRajoni

Kriza politike, sot mblidhet sërish kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të vijuar punimet me rendin e ditës. Në axhendën për sot janë paralajmëruar disa pika që pritet të miratohen, ndërsa mosmarrëveshjet mes opozitës dhe koalicionit qeveritar vazhdojnë ende.

Kuvendi ka njoftuar deputetët me rendin e ditës për seancën e sotme, e cila nis nga ora 14:00.

Opozita nuk ka paralajmëruar ndërrim qëndrimesh, por një ditë më parë lideri i VV, Visar Ymeri,  ka thënë se nesër do të tentojnë të shkojnë në vazhdimin e seancës parlamentare.

Ai ka thënë se janë mbi 23 deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga seanca e kaluar e Kuvendit të Kosovës dhe nuk e di nëse do të lejohen të jenë në vazhdimin e kësaj seance.

Show More

Related Articles

Close