FutbollSport

“Buba” largohet nga Shkëndija, destinacioni i radhës Turqia?

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan “Buba” Hasani nuk do të jetë pjesë e “kuqezinjëve” për sezonin e ardhshëm. Hasanit kontrata me Shkëndijën i skadoi me 15 qershor, ndërsa ai nuk u paraqit as në grumbullimin e skuadrës po as në stërvitjet që nisën një javë më parë.

Edhe pse ende nuk kanë bërë zyrtare asgjë nga ana e klubit por as nga vet Hasani, “Opinion” mëson se 27 vjeçari është përshëndetur me bashkëlojtarët e ekipit ditë më parë. Kjo tregon qartë se Buba nuk do të rinovojë me Shkëndijën, ndërsa si destinacion i radhës si duket do të jetë Turqia.

Nga emrat e shumtë të Superligës së Turqisë, Hasani me shumë gjasa karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Rizesporit. /Opinion.mk

Tag
Show More

Related Articles

Close