Sport

Numri një Lazim Destani i “entuziazmuar” për triumfin e thellë të Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës e nisi me triumf të thellë 5:0 ndaj Nju Senstit aventurën evropiane, duke gëzuar mijëra tifozë shqiptarë si nga vendi dhe më gjërë, ndërkohë të kënaqur e ka lënë edhe pronarin e klubit “kuqezi”, Lazim Destanin.

Numri një i Shkëndijës ishte prezent në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e parë të skuadrës së tij në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa shihej i entuziazmuar për këtë rezultat të madh dhe lojën e bukur që treguan “kuqezinjët” në fushën e gjelbërt.

Mysafir të pronarit Destani në zonën VIP të stadiumit “Filipi i Dytë” ishin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërsa nuk mungun as miqtë nga biznesi si Enver Milaqi e Nebi Hoxha./Opinion.mk

 

Tag
Show More

Related Articles

Close