LajmeVendi

Rasti Almiri, Boban Iliq është kërcënuar me jetë

Në seancën e parë për rigjykimin e rastit të Almir Aliut, i akuzuari për vrasje, Boban Iliq denoncoi kërcënime ndaj tij dhe gruas së tij. Kërcënimet Iliq i ka marrë në rrjetin social Facebook, ndërsa të njëjtat i ka denoncuar edhe në polici. Iliq nuk u lejua nga avokati i tij t’i shpjegojë kërcënimet.

Iliq, a mund të na tregosh kush ju ka kërcënuar?
Lejoni njeriu të flasë nga kush ka kërcënime.
Babai i Boban Iliq: Ik largohu të lutem.
Po pyes, kam të drejt. Gazetar jam.
Të lutem largohu dhe shko vrapo pas atyre jo pas nesh.
Pas gjithëve do të vrapoj.
A mund të na tregosh kush ju ka kërcënuar?
Zotëri Iliq, nga kush keni kërcënime?

Pala dëmtuar kërkoi ndërrimin e gjykatësit ndihmës, Lubomir Gjorgjeviq. Kërkesën dhe arsyet duhet t’i dorëzojë deri të premten në Gjykatën Themelore të Kumanovës.

Gjykatësi i dytë i këshillit është nga etnia e njëjte si edhe i akuzuari, pra gjykatësi Lubomir Gjorgjeviç. Unë kërkoj dhe insistoj që gjykatësi i dytë i këtij trupi gjykues të jetë shqiptar, ashtu siç ka qenë deri tani”. – theksoi Asmir Alispahiç, Avokat i familjes Aliu

Seanca e radhës për rastin “Almiri” është caktuar për në 2 prill.

Adrian Kerimi

Show More

Related Articles

Close