BotaLajme

Terroristi në armën e tij kishte emrin e serbit që vdiq në Kosovë (FOTO)

Vrasësi i cili realizoi masakrën në një nga xhamitë në Zelandën e Re, në armën e tij kishte shkrime cirilike, në mesin e tyre edhe emra në gjuhën serbe.

Terroristi, i cili mori pjesë sot në masakër, duke vrarë 49 vetë dhe duke plagosur 20 të tjerë, kishte të shkruar emrat cirilikë: Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar.

Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’.

Marko Miljanov Popoviq (1833 – 1901), shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi.

Stefan Lazar – Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë. Ai përdori emrin mbretëror Stefan Lazar.

Një tjetër nga emrat që terroristi i shkroi në armë ishte Sherban Kantakuzin. Ai është një princ vllehe (1640 – 1688), i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.

 

Show More

Related Articles

Close