EkonomiLajmeVendi

Jakimovski: Çmimet e banesave duhet të rriten

Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Ivica Jakimovski nga Oda e ndërtimtarisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike thekson se rritja e çmimit të banesave për metër katror duhet të shihet edhe nga ana pozitive sepse sipas tij në këtë mënyrë ritet çmimi i patundshmërive dhe vlera ekonomike.

Kur flasim për çmimin e banesave, ajo do të rritet dhe këtu ndikojnë më shumë faktorë dhe çmimi nuk rritet vetëm për shkak të numrit më të ulët të ndërtimeve. Këtu ndikojnë faktorë që mbështeten në statistikë, ndikon rritja e materialeve ndërtimore që është bazë për ndërtim, shërbimi që viteve të fundit ka shënuar rritje drastike madje shkon deri në 30% nga të gjithë pjesëmarrësit e ndërtimit, me uljen e numrit të ndërtimeve, lokacionet që janë në komuna të caktuara, rritet vlera e parcelave ndërtimore. Kështu që, këtu ndikojnë më shumë faktorë. Kur jemi tek shtrenjtimi i çmimit të banesave, këtë që e përmenda konkretisht ishte për banesat e reja. Por, fakti që është pozitiv se në çfarë drejtimi duhet menduar sepse në territorin e qytetit të Shkupit apo komunat në qytet nuk kemi dallim të madh mes banesave të reja dhe atyre të vjetra. Nëse mendojmë se rritet çmimi, atëherë efekt më të madh ka edhe prona që e posedojnë personat fizik apo juridik. Me rritjen e vlerës, duhet të mendojmë në këtë drejtim dhe duhet të rritet çmimi i patundshmërive sepse në këtë mënyrë e rritim edhe vlerën ekonomike, edhe shërbimi mund të mbulohet, mund të mbulohen materialet ndërtimore, kështu që qëndrimi jonë është se duhet të ketë rritje”-tha Ivica Jakimovski nga Oda e ndërtimtarisë pranë Lidhjes së Odave Ekonomike.

Show More

Related Articles

Close