Argëtuese

Kriminelët marrin “peng” futbollistin (VIDEO)

Ignazio Barbagallo i ka dhënë fund karrierës futbollistike. 55 vjeçari i cili u bë i famshëm gjatë eksperiencës së tij te Catania ka mbyllur një karrierë të gjatë në fushën e blertë.

Por, ai ka vendosur që këtë procedurë ta bëj në një mënyrë shumë spektakolare. Gjatë takimit Viagrande-Nebrodi, një helikopter zbriti në fushën e blertë. Në bordin e tij ndodhej piloti dhe një person me kapuç dhe me armë, i cili “rrëmbeu” Barbagallon, duke e hipur në mjetin fluturues për ta larguar larg që aty.

Një skenë e denjë për një film aksion, por jo për Gjykatën Sportive. Kjo e fundit mori masa ndaj skuadrës së fundit në karrierë të Barbagallos. Ekipi nuk do të luaj në fushën e saj deri më 31 maj, me kampionatin që përfundon më 28 prill.

Ndërkohë, nëse Barbagallos vendos të rikthehet në fushën e blertë do i duhet të zbres pas fundit të qershorit, pasi rrezikon një skualifikim deri në fund të sezonit.

Show More

Related Articles

Close