LajmeRajoni

Pas grabitjes së miliona eurove, ushtria mbron aeroportin e Rinasit në Shqipëri

Siç edhe paralajmëroi ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, policia ushtarake ka nisur dislokimin drejt pjesës ushtarake në territorin e aeroportit të Rinasit në Tiranë, duke qenë se atje ndodhet edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura.

Siç shihen edhe në këto foto, mjetet e ushtrisë kanë shkuar pranë aeroportit në orët e mbrëmjes. Ata janë vendosur në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Xhaçka paralajmëroi se rreth perimetrit të sigurisë së aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.

Show More

Related Articles

Close