FutbollSport

Arsene Wenger, alternativë për klubin e madh të Serisë A

Edhe pse në krye të skuadrës kanë një strateg si Claudio Ranieri, drejtuesit e Romës vazhdojnë të kërkojnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. 67-vjeçari e mori drejtimin e verdhekuqve më 8 mars të këtij viti, pas shkarkimit të Di Francescos, por do të qëndrojë në krye të ekipit deri në fund të sezonit.

Dy alternativat për stolin e kreqytetasve janë Gian Piero Gasperini, që aktualisht drejton skuadrën e Atalantës (lufton për të ruajtur vendin e katërt) dhe Arsene Wenger, i cili nuk drejton një ekip që pas largimit nga Arsenali, skuadër ku qëndroi për 22 vjet. Francezi gjatë kësaj kohe ka refuzuar edhe një ofertë nga Paris Saint German. Gjithsesi, deri në qershor ka kohë dhe një kalim në Romë nuk do të ishte keq për 69-vjeçarin.

Show More

Related Articles

Close