FutbollSport

Chelsea kërkon stadium të ri, Abramovich gati 580 mln euro

Sa e rëndësishme është shtëpia? Siguria e një “çatie mbi kokë”, një port i sigurt ku mund të ankorohesh. Në botën e futbollit, koncepti i shtëpisë përkthehet shpesh me termin “stadium”.

Nëse është e vërtetë se shtëpia e lojtarëve mund të identifikohet me qendrën stërvitore, stadiumi u jep strehim të gjithëve: lojtarë, drejtues dhe tifozë. Ka nga ata që e kanë një shtëpi, të tjerë që e kanë me qira, si pjesa më e madhe e klubeve italiane, dhe të tjerë që kanë… dy. Chelsea duket se po lëviz në këtë drejtim.

Sipas “Daily Mail”, londinezët duan të ndërtojnë një stadium të ri dhe ky mund të jetë një operacion më pak i kushtueshëm në krahasim me projektin e 2017-ës për modernizimin e “Stamford Bridge”.  E përditshmja britanike ka bërë të ditur se drejtuesit e Chelsea-t po vlerësojnë disa terrene mbi të cilët do të mund të ndërtohet impianti i ri.

Projekti fillestar ishte që të përmirësohej struktura e vjetër për të rritur me 50% kapacitetin, por problemi është se kostot e projektit janë rritur ndjeshëm që nga planifikimi i bërë në 2017-ën. Për këtë arsye, zgjidhja duhet të jetë ndërtimi i një shtëpie të re që do t’i kursente Abramovich-it rreth 500 milionë sterlina (580 milionë euro).

Të gjithë do të ishin të kënaqur: tifozët e mësuar të qëndrojnë në shtëpi në ditët kur “Stamford Bridge” është i mbushur plot, do të kenë mundësinë të rehatohen në vendet e reja që do të ofrojë impianti i ri dhe klubi do të mund të shpenzojë më  pak për të realizuar një projekt më modern dhe më fitimprurës.

Ndër te tjera, investimet për realizimin e këtij projekti të ri nuk duhet të ndikojnë në merkaton e klubit për dy arsye: e para, Chalesea nuk mund të bëjë merkato për dy sesionet e ardhshme për shkak të bllokimit të vendosur nga FIFA; e dyta është se këto shpenzime ishin parashikuar të bëheshin dhe zbulimi se struktura e re mund të kushtojë më pak se modernizimi i impiantit aktual, është një shtysë më shumë në aspektin ekonomik për të ndërmarrë këtë rrugë.

Show More

Related Articles

Close