FutbollSport

Finalja e Championsit vendos fatin e Eriksenit

Christian Eriksen kishte akordin me drejtuesit e Realit të Madridit. Ky ishte informacioni i fundit që vinte nga mediet spanjolle për danezin. Dëshira e vetë mesfushorit është të transferohet te “Los Blancos”, i kënaqur edhe me atë që i kanë ofruar drejtuesit e klubit madrilen. Por kualifikimi për në finalen e Championsit Tottenhamin u ka dhënë një tjetër drejtim bisedimeve në lidhje me vlerën e futbollistit. Një sukses në finale do t’ia rriste çmimin danezit, por ka më shumë se kaq. Drejtuesit e Hotspur duan të rinisin bisedimet për zgjatjen e kontratës, sigurisht me përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Marrëveshja aktuale mes tij dhe Tottentahmit skadon në vitin 2020. Mesfushori ka refuzuar rinovimin dhe nëse Tottenhami nuk e shet apo i rinovon kontratën, rrezikon ta humbasë me parametër zero. Po kjo nuk i intereson klubit anglez. Reali i Madridit po pret fundit e kampionatit dhe të Championsit, që bisedimet të konkretizohen.

 

Show More

Related Articles

Close