FutbollSport

Klubi i njohur siçilian dënohet me rrëzimin në Serie C!

Ajo që u përfol në media një ditë më parë tashmë ka marrë formë zyrtare. Edhe pse e mbylli sezonin në vendin e 3-të të Serie B, Palermo jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në play-offin për t’u ngjitur në Serie A, por sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C. Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale Kombëtare (FIGC),  e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palemros dhe përfaqësuesve të saj. Dënimi ekzakt është vendi i fundit në Serinë B dhe rrjedhimisht rënia në C.

Nga dënimi i Palermos përfitojnë skuadrat e tjera me Perugian që shkon në play-off, Venzian që shpëton direkt dhe Foggian që mbetet në lojë për mbijetesë pasi do të luajë në play-out me Salernitanën.Shkak është bërë falsifikimi i dokumentave financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit siçilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.Siç raporton “Il Gornale di Sicilia”,  klubi do të ketë 48 orë kohë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë brenda 10 ditëve. Do të jetë shumë e vështirë që të ndërmerret një lehtësim i dënimit. Ndërkohë krerët e klubit dhe studioja ligjore pretendojnë t’i zbresin ekipit vetëm 15 pikë.

Show More

Related Articles

Close