LajmeVendi

Pendarovski në kërkim të kuadrove shqiptare për kabinetin e tij

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pritet që të përfshijë edhe kuadro shqiptare në kabinetin e tij.

Burime të afërta me kabinetin e presidentin theksuan për INA se po vijon procesi i ekipimit të kabinetit dhe se është paraparë përfaqësimi adekuat duke përfshirë edhe kuadro shqiptare.

Megjithatë, presidenti Pendarovski gjatë fushatës presidenciale premtoi se kabineti i tij do të reflektojë realitetin shumëetnik, duke përfshirë edhe shqiptarë në kabinetin e tij.

Në kabinetin e Pendarovskit, do të “akomodohen” pesëmbëdhjetë bashkëpunëtorë, plus sigurimi.

Në opinion janë përmendur disa emra që do të bëhen pjesë e kabinetit të tij, ndërsa zëdhënësi i deritanishëm i Qeverisë, Mile Boshnjakovski bëri të ditur se kalon në kabinetin e presidentit Pendarovski në detyrën e sekretarit të përgjithshëm.

Show More

Related Articles

Close