LajmeVendi

Reshje të rrëmbyeshme ditëve në vijim

Shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar do ta përfshijë vendin tonë deri ditën e premte. Kështu paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nga ku thonë se në këtë periudhe  do të bie 50 deri në 70 litra shi në një metër katrorë. Meteorologia Dushanka Tanushevska e pyetur nëse ekziston vend për shqetësim pas paralajmërimeve për stuhi të mundshme tha se nuk mund të paragjykojë se çfarë mund të shkaktojë sasia e shiut që parashihet të bjerë.

DUSHANKA TANUSHEVSKA

“Do të ketë reshje të mëdha të shiut, veçanërisht më shumë në pjesët perëndimore të vendit, megjithatë në më shumë vende do të ketë vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, kështuqë nuk do të mund të thonim saktë se në cilin vend dhe sa do të ketë reshje, pra do të ketë reshje të bollshme të shiut me bubullima dhe me erë të përforcuar. Në ditët në vazhdim, deri të premten, vijon mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullina, megjithatë veçanërisht në pjesën jug perëndimore të vendit, do të duhej më shumë të kemi reshje të shiut, megjithatë edhe në veëndet tjera do të ketë reshje të shiut… Deri të premten pritet që të bie shi, dikund nga 50 deri në 70 litra në metër katror”

Pas paralajmërimeve për stuhinë “Andrea”, qendra për kriza në Qytetin  e Shkupit mbajti mbledhje, ku u koordinuan aktivitetet dhe janë ndarë detyrimet mes ndërmarrjeve, brigadës së zjarrëfiksave, shërbimeve inspektuese dhe institucioneve tjera komunale dhe shtetërore. Shtabi i krizave doli edhe me apel.

SHTABI I KRIZAVE TË QYTETIT TË SHKUPIT

“Shtabi i krizave të Qytetit të Shkupit apelon që të fiken pompat ndërtimore, ndërsa qytetarët t’i paraqesin problemet në 193 dhe të mos parkojnë poshtë pemëve dhe në afërsi të kanaleve të kullimit. Në mënyrë plotësuese, në rast të rrufeve të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetëm”

Edhe Dejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbajtur takim pune ku e ka aktivizuarTrupin operativ për ballafaqim, me ç’rast  e ndjek gjendjen me mobilitet të shtuar dhe gatishmëri të ekipeve të vazhdueshme të forcave për mbrojtje dhe shpëtim.

Show More

Related Articles

Close