FutbollSport

Shkëndija mendon për publikun, ndaj Akademia Pandevit hyrja pa pagesë!

Çfarë gjesti “xhentellmenësh” nga drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës, ashtu si i ka hije një kampioni. Të dielën festohet trofeu i dytë radhazi i titullit kampion dhe KF Shkëndija ka hapur dyert e stadiumit pa pagesë për të gjithë dashamirët e futbollit dhe tifozët që do të vijnë për të parë ndeshjen ndaj Akademia Pandevit dhe që më pas kuqezinjtë do të pranojnë trofeun e tretë kampion të vendit.

Një shembull tejet i mirë nga krerët e klubit tetovar, që të gjithë pa marrë parasysh kushteve, do të ketë mundësi të shikojnë dhe të festojë titullin me skuadrën e tyre të zemrës që viteve të fundit po dominon futbollin vendor.
Ndeshja Shkëndija-Akademia Pandevi do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit të Tetovës, duke nisur nga ora 16:30, ndërsa spektakli kuqezi është i garantuar./InfOSport.mk

Show More

Related Articles

Close