FutbollSport

Shkupi dhe Renova pësojnë disfata

FC Shkupi dhe Renova kanë pësuar disfata në xhiron e 33-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqdonisë së Veriut, ndërsa Shkëndija është ndalur me barazim. FC Shkupi humbi duelin me Makedonija Gjorçe Petrovin, duke u mundur në transfertë me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e realizoi Tanturovski në minutën e 30-të, i cili i dha 3 pikë të vlefshme Makedonija Gjorçe Petrovit në këtë përballje.

Ndërkohë disfatë në këtë xhiro ka pësuar edhe Renova, pasi u mund nga Bellasica me shifra 3:2, ndërsa Shkëndija nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Sileksin në Tetovë. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi fitoi me rezultat të thellë 4:0 Pobedën e Prilepit, ndërsa takimi Vardari-Rabotniçki u mbyll me barazim 1:1. Xhiroja e radhës në LPFM do të zhvillohet në fundjavë./SHENJA/

Show More

Related Articles

Close