Argëtuese

Torta e dasmës më e shtrenjtë në botë

Torta më e shtrenjtë në botë është bërë në Dubai. Dhe padyshim do habiteni kur të mësoni sesa kushton.

Ëmbëlsira kushton 1 milionë dollarë.

Dhe padyshim që shumë njerëz ishin me fat pasi arritën të shikonin tortën e rrallë në një ekspozitë dasmash në Dubai. Dhe patën mundësinë të shijonin pakëz nga ‘nusja’.

Torta u krijua nga krijuesja Debbie Wingham, dizenjuesja më e shtrenjtë në botë.

Torta, ku është dizenjuar një nuse me vello, është 182 cm e gjatë dhe peshon 120 kg.

Debbie Wingham përdori 1.000 vezë dhe 20 kg çokollatë për prodhimin e ëmbëlsirës.

Ëmbëlsira, e punuar e gjitha me dorë, me lule dhe perla të vogla është e gjitha e ngrënshme.

U përdorën gjithsej 5.000 lule dhe 10 ditë për të dekoruar tortën.

Show More

Related Articles

Close