FutbollSport

Yaya Toure i jep fund futbollit në moshën 35-vjeçare

Pas eksperiencës jo fort të suksesshme  në Greqi me Olympiakosin, që zgjati vetëm tre muaj (përfundoi në dhjetor të 2018-ës), Yaya Toure thotë mjaft, duke varur këpucët në gozhdë. Lajmi u dha nga menaxheri i tij.

Toure e nisi karrierën në Belgjike, te Beveren, më pas luajti për Metalurg Donjeck, Olympiakos e Monaco, për të shpërthyer në Spanjë me Barcelonën, para se të transferohej në Angli te Manchester City. Ka fituar 6 tituj kampionë në Greqi (1), Spanjë (2) dhe Angli (4). Kulmin e suksesin e ka arritur te Barcelona, ku fitoi Championsin League-n dhe Botërorin e Klubeve.

Në Premier League, me Citizens mban rekordin e saktësisë nga pika e bardhe e penalltisë, duke i realizuar të 11 penalltitë që i mori përsipër për t’i ekzekutuar.

 

Show More

Related Articles

Close