Vendi

Berat Dehari: Krimi ekonomik nuk njeh etni as bindje politike

Në emisionin “Biznes Plus”, të RTM, me temën “Lufta kundër krimit të organizuar financiar dhe korrupsionit”, i ftuar ishte Berat Dehari, Zëvendës drejtor i Policisë Financiare, në debat me gazetarin, Ersan Pajaziti, lidhur me rastet, numrin e lëndëve të gjykimit të krimit ekonomik, ka potencuar se rastet para hetimore janë më të shumta.

“Faza parahetimore dhe hetimore janë më të vëllimshme, ndërsa me epilog gjyqësor janë më të pakta. Jo çdo herë çështjet e ngritura parahetimore të rezultojnë me vendim gjyqësor dhe çdo herë të dalë fajtori”, theksoi z. Dehari duke shtuar se ndodh të mos ketë fakte të mjaftueshme, sepse, sipas tij, gjithmonë janë faktet ato që vendosin për t’i dhënë kahje çështjes. Ai potencoi se nuk do t’i mbroj gjykatat, por, ekziston një ballafaqim gjeneratash brenda këtij segmenti tejet të rëndësishëm, ndërsa me reformë, Maqedonia mund të jetë edhe shembull në këtë sferë.

Në pyetjen rreth mundësisë së keqpërdorimit të fondeve të BE-së, IPA, kur dihet se kanë filluar hetimet ndaj një sekretari të shtetit për këtë çështje, Z. Dehari ka theksuar se nuk është rasti i vetëm, ka raste që edhe Policia Financiare i ka procesuar rastet e keqpërdorimit të fondeve dhe granteve ndërkombëtare, në veçanti për blegtori dhe bujqësi, janë raste në parahetuesi. “Rastet e keqpërdorimit të fondeve të BE-së, nuk kanë të bëjnë me çështje etnike apo partiake, nëse dikush aludon, nëse merret raporti në mes të etnive, nëse ka shqiptarë me dhjetëra, të përkatësisë tjetër janë me qindra”, potencoi Dehari.

Ndërsa për ekonominë informale, Dehari potencoi se në vendet me tranzicion, është dukuri. Pa fiskalizim është dukuri, pastaj ligji e pakëson. Ai është optimist se do të rregullohet informaliteti në ekonomi.

Show More

Related Articles

Close