LajmeRajoni

Clinton: Kosova meriton të jetë në BE dhe në NATO si vend i pavarur

Ish-presidenti e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, tha se Kosova e meriton të jetë në BE dhe NATO si vend i pavarur, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët. “Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët që është diçka që të gjitha shteti e mëdha dhe të vogla duhet ta bëjnë”.

“Të punojnë brenda dhe jashtë kufijve. Keni mundësinë që ta shfaqni këtë te vendet e tjera në vitet në vazhdim”.

“Kosova meriton të jetë në unionin evropian, në NATO si vend i pavarur”. Clinton këto komente i bëri pas takimit me presidentin Hashim Thaçi. Clinton më pas do të takohet edhe me kreun e Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Ish-presidenti amerikan po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit. Ai të mërkurën do të marrë pjesë në ceremoninë qendrore që mbahet për të shënuar këtë ditë.

 

Show More

Related Articles

Close