FutbollSport

FC Shkupi prezanton Fatjon Jusifin (VIDEO)

Fatjon Jusufi është përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton e verës. 23 vjeçari ka firmosur kontratë një vjeçare me skuadrën nga Çairi, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura. Jusufi është prezantuar nga klubi “bardhekaltër”, ndërsa është shprehur i kënaqur me marrëveshjen arritur, duke shpresuar në suksese të mëdha.

Jusufi karrierën e ka nisur te skuadra e Renovës, ndërsa ka qenë pjesë e Partizani për një kohë të shkurtë dhe së fundmi ka luajtur me Shirakun e Armenisë. Nga FC Shkupi kanë bërë të ditur se ditëve në vijim do të zyrtarizojnë edhe blerjet e reja./SHENJA/

Show More

Related Articles

Close