SportTë tjera

Fetel i pari, por Hamilton fiton Çmimin e Madh të Kanadasë

Piloti i Ferrari-t, Sebastian Fetel ka fiituar në pistë garën për Çmimin e Madh të Kanadasë, por ka humbur një pozicion për shkak të një penalizimi pres 5 sekondave. Nga ky vendim përfiton Hamilton, i cili ka dalë i dyti në garë. Në vendin e tretë është pozicionuar piloti tjetër i Ferrari-t, Sharl Leklerk. Gara e Fetel ka qenë pothuajse perfekte, por një gabim i vogël i ka kushtuar shtrenjtë.

Kur kishin mbetur pak më shumë se 20 xhiro nga fundi, gjermani ka dalë nga pista, ndërsa anglezi e ndiqte nga afër. Kur është kthyer në pistë ka shtyrë rivalin e tij drejt murit dhe pas pak minutash ka ardhur vendimi i komisarëve të pistës: 5 sekonda penalizim. Fettel ka kaluar i pari vijën e finishit, por fitorja i ka shkuar Hamilton-it. Një vendim me të vërtetë i ashpër pas një gare të jashtëzakonshme të pilotit gjerman.

Show More

Related Articles

Close