FutbollSport

Hysaj-Atletico “tym i zi”, në skenë del sërish Sarri

Napoli vijon të insistoj, Hysaj nuk largohet pa të paktën 25 milion. Kjo bllokadë e presidentit De Laurentiis ka bërë që Atletico të tërhiqet nga ideja për të transferuar anësorin shqiptar në Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Andrea Berta, drejtori sportiv i klubit, i ka paraqitur një ofertë zyrtare Napolit, 15 milion euro, ofertë e cila nuk është pranuar në mënyrë kategorike.

Hysaj

Sigurisht që De Leurentiis ka vendosur të shes Hysaj, fundja ka blerë dhe zëvendësuesin e tij, Giovanni Di Lorenzo, por jo me këto shifra, Napoli nuk pranon asnjë ofertë poshtë 20 milion eurove. Me këtë lëvizje, Atletico konfirmon se Hysaj nuk është preferencë e parë, dëshira e tyre kryesorë është Semedo, anësori i Barcelonës.

Sarri Hysaj

Në skenë për të siguruar shërbimet e Hysaj del dhe një herë Juventus, më saktë Mauricio Sarri. Italiani i cili do të zbarkoj këto ditë në Torino vijon të ketë një konsideratë të madhe për Hysaj por dhe vetë “Zonja e Vjetër” e cila sipas agjentit të Hysaj ka provuar dhe dy sezone më parë ta transferoj në Torino.

Show More

Related Articles

Close