FutbollSport

Maradona: Nëse Manchester United ka nevojë për trajner, unë jam njeriu i duhur

Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona ka deklaruar se ai është njeriu i duhur për trajner të Manchester Unitedit, transmeton AA.

United sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës pasi nuk u kualifikua në mesin e katër skuadrave të para të Premier Ligës. Në përfundim të sezonit, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, klubi i famshëm anglez arriti vetëm dy fitore në 12 ndeshje në të gjitha garat.

“Nëse Manchester United ka nevojë për një trajner, unë jam njeriu i duhur për këtë punë. E di se shesin shumë fanella në mbarë botën, por ata duhet të fitojnë trofe. Këtë mund ta bëj këtë për ta. Manchester United ka qenë prej kohësh klubi im i preferuar anglez. Ata kishin lojtarë të mrekullueshëm dhe një ekip superior të udhëhequr nga sir Alex Ferguson. Por, tani duhet të them se më shumë më pëlqen Manchester City”, ka thënë Maradona për mediat britanike.

“E di se kjo nuk duhet të ndryshohet kaq lehtë, por kjo është për shkak të Sergio Aguero. Ne të dy flasim shumë, dhe ai luan shumë mirë. Në United, më pëlqen Ander Herrera ndërsa Paul Pogba nuk po punon mjaftueshëm. Kam luajtur në Old Trafford çerekfinalen e Kupës së Fituesve të Kupës në sezonin 1983/84. Çfarë zhurme, si në La Bombonera”, tha Maradona.

Maradona (58) gjatë karrierës së tij të pasur, ka luajtur për ekipet si Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boys. Për ekipin kombëtar të Argjentinës, me të cilin u bë kampion i botës në vitin 1986, ai luajti 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola.

Show More

Related Articles

Close