FutbollSport

Messi sportisti më i paguar!

Lojtari i kombëtares argjentinase dhe Barcelonës, Lionel Messi është sportisti më i paguar vitin e kaluar, transmeton AA.

Revista “Forbes” publikoi listën e sportistëve më të paguar të vitit të fundit, nga qershori i vitit 2018 deri në qershor 2019, në raport me pagën, turnetë, bonuset dhe të ardhurat nga reklamat.

Në krye të listës është Messi me 127 milionë dollarë të hyra ndërsa lojtari i kombëtares portugeze dhe i Juventusit, Cristiano Ronaldo radhitet i dyti me 109 milionë dollarë të hyra.

I treti me radhë është poashtu një futbollist, braziliani Neymar, i cili luan për klubin francez Paris Saint Germain (PSG). Neymar në vitin e fundit grumbulloi 105 milionë dollarë. Në mesin e 5 sportistëve më të paguar në botë është edhe boksieri meksikan Canelo Alvarez dhe tenisti zviceran Roger Federer.

Sa i përket kategorisë së femrave, sportistja më e paguar në botë vitin e kaluar ishte Serena Williams, e cila inkasoi 29,2 milionë dollarë. Është për t’u habitur se Williams është femra e vetme në listën prej 100 sportistëve më të paguar.

Show More

Related Articles

Close