FutbollSport

Mevlan Adili largohet nga Zhalgirisi i Lituanisë

Futbollisti shkupjan Mevlan Adili ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Lituanisë, Zhalgirisin. Sipas “InfOSport.mk” Adili nuk ka dashur të vazhdojë me skuadrën lituaneze edhe pse kishte kontratë valide edhe për dy vite e gjysmë. Klubi i Zhalgirisit ka liruar nga obligimet Adilin dhe shkupjani tashmë mbetet futbollist i lirë.

Mbrojtësi nga Shkupi te Zhalgirisi u transferua gjatë merkatos së dimrit nga Shkëndija, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkupin dhe UTA Aradin e Rumanisë. Adili ditëve në vijim rikthehet në vendlindje dhe pritet të gjejë një ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij./InfOSport.mk

Show More

Related Articles

Close