LajmeVendi

Mickoski: Vendi nuk merr datë për shkak të dështimeve të Qeverisë

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se vendi nuk do të marrë datë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE për shkak të dështimeve të qeverisjes aktuale.

Mickoski ka nënvizuar se shpresa e fundit teke  cila po mbështet kjo qeveri dalëngadalë po zhduket, duke shtuar se për një gjë të tillë fajtore është vetë Qeveria.

 “Jemi dëshmitarë se si  shpresa e fundit, njëçështje në të cilën kjo qeveri e Zaevit mbështetet, ngadalë por sigurtë po zhduket. Perspektiva evropiane ështëçdo ditë e më e rrezikuar nga klientelizmi i Zaevit dhe Qeverisë, paaftësitë dhe motivet egoiste që të udhëhiqet për përfitime personale. Ajo që deri më tani e kemi parëështë stagnim, dinjitet i marrë, aspak reforma, krim dhe korrupsion. Jeta që bëhet ferr, shëndetësia, ku në vend të jetëve të shpëtuara, shtohen tenderët e përgjakur për xhepa privatë, arsim kualiteti i të cilit vazhdimisht bie, bujqësi pa mbështetje për bujqit“, ka deklaruar Mickoski. /SHENJA/

Show More

Related Articles

Close