FutbollSport

Milani prezanton trajnerin e ri

Ndonëse ishte gjithçka e kryer më herët, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i Marco Giampaolos në pankinën e Milanit, Ish trajneri i Sampdorias ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me kuqezinjtë, me opsionin për rinovimin edhe për një vit të tretë.

Pas një eksperience 3-vjeçare mjaft pozitive në stolin e Smapdorias, Giampaolo u përzgjidh si njeriu i duhur për të drejtuar projektin e ri të Milanit, që synon fillimisht krijimin e një situatë të qëndrueshme financiare dhe më pas investimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit botëror.

Giampaolo është i parafundit në organigramën e Milanit, që pas Maldinit si Drejtor Teknik dhe Zvonimir Bobanit në krah të ish kapitenit, pritet të prezantojë këto ditë edhe Frederic Massarën si drejtor sportiv, për të nisur më pas menjëherë punën në merkato.

Ardhja e Giampaolos në stolin e Milanit, pritet të sjellë ndryshime të shumta edhe në organikë, pasi kuqezinjtë ishin ndërtuar sipas modelit të Montellës dhe Gattusos, të dy fansa të rreshtimit 4-3-3, ndërsa tekniku 52-vjeçar luan me romb, 4-3-1-2.

Show More

Related Articles

Close