FutbollSport

Muamed Sejdini takim me legjendën e Polonisë (FOTO)

Në vigjilie të përballjes eliminatore për EURO 2020 Maqedoni-Poloni që do të zhvillohet sonte në Shkupi, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini në një drekë të përbashkët ka pritur homologun e tij polak Zbigniev Boniek.

Bëhet fjalë për legjendën e futbollit polak, ish futbollist i përfaqësues së Polonisë dhe shumë klubeve të njohura, mes tjerash Juventusi e Roma, ndërsa më vonë ka punuar edhe si trajner, por edhe si seleksionues i përfaqësues së Polonisë dhe tashmë president i federatës polake dhe anëtar i këshillit ekzekutiv të UEFA-së.

Takimi ka kalur në atmosferë shumë miqësore, të dy palët kanë shkëmbyer përvojat e tyre. Gjithsesi ky takim është vlerësuar me nota të larta, me presidentin Sejdini që marrë mbështetje të fortë nga legjenda polake për çdo projekt apo investim që ka të bëjë me futbollin në vendin tonë.

Show More

Related Articles

Close