FutbollSport

Shkupi kundër Pjunikut të Armenisë në Liga Europa

FC Shkupi në raundin e parë të eliminatoreve në Liga Europa do të ketë Pjunikun e Armenisë. Kështu shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës nxjerri që ekipi nga Çairi të ketë përballë skuadrën armene, që është e njohur edhe për vendin tonë, pasi vitin e kaluar luajti me Vardarin në këtë kompeticion.

Kështu Shkupi shmangi favoritin e madh si Hapoel Beer Sheva në raundin e parë dhe ka më shumë shpresa që ndaj Pjunikut të avansojë në raundin e dytë të eliminatoreve në Liga Europa.

 

 

Show More

Related Articles

Close