FutbollSport

Shqipëria fiton Moldavinë, rikthen shanset për Europian (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer te fitorja. Me rezultatin 2-0, kuq e zinjtë e drejtuar nga Ed Reja mposhtën Moldavinë në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët goditën më shpesh portën e kundërshtarëve.

Por pavarësisht dominimit që në minutat e para, goli për Shqipërinë u realizua vetëm në minutën e 66, të pjesës së dytë. Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi i pari në portën e Moldavisë.

Kur ndeshja ishte pranë përfundimit, Ylber Ramadani dyfishoi rezultatin në minutën e 93, duke i dhënë Shqipërisë një fitore bindëse.

Me këtë rezultat, Shqipëria është rikthyer në garën për të siguruar kualifikimin për në ‘Euro 2020’. Ekipi ynë pozicionohet në vend të katërt me gjashtë pikë, ndërsa në tre vendet e para renditen Franca, Turqia dhe Islanda me nga 9 pikë secila.

Ndeshja e radhës për Kombëtaren do të jetë në muajin shtator kundër Francës./tch/

SOKOL CIKALLESHI ❤️🇦🇱🇦🇱🇦🇱 SHQIPERIA GOL ⚽️⚽️

Geplaatst door Sharri.info op Dinsdag 11 juni 2019

🇦🇱🇦🇱 SHQIPËRIA FITON 2:0 MOLDAVINË!! GOLIN E DYTË E SHËNON RAMADANI ❤️❤️

Geplaatst door Sharri.info op Dinsdag 11 juni 2019

Show More

Related Articles

Close