Argëtuese

U nisën drejt Madridit me makinë që kushton 50 euro, a u kthyen dot në Liverpool?

Katër tifozë të Liverpool u nisën drejt Madridit për të ndjekur finalen e Champions League me një makinë tip Skoda Favorit GLXi, që e blenë për vetëm 50 euro.

Simon Wilson mori me vete tre shokë të tij dhe u nis nga Liverpool drejt Madridit, për të shmangur kostot e fluturimit, teksa një biletë avioni kapi shifrën e rreth 1 mijë euro, që për katër persona duheshin 4 mijë euro për udhëtimin vajtje-ardhje.

Ai shpjegon se gjatë gjithë rrugës ishte skeptik, pasi sapo u nisën një tub në motorin e makinës shpërtheu. Gjithsesi ai tha se thjesht ngritën volumin e radios dhe vijuan rrugën.

Me sakrifica dhe me orë të tëra udhëtim në makinë, por ai thotë se gjithçka ia vlejti. Kostoja për katër tifozët shkoi vetëm 500 euro karburant për rrugën vajtje-ardhje, Madrid-Liverpool dhe kursyen rreth 3500 euro nga shpenzimet e biletave të avionit.

Simon ftoi të gjithë tifozët e “Reds” se nëse shkojnë sërish në finalen e Champions League sezonin e ardhshëm, të nisen me makina drejt Stambollit, atje ku do të zhvillohet finalja. Në fund ai tha se makinën tip Skoda do ta mbajë për veten e tij.

Show More

Related Articles

Close