Rajoni

Granit Shala: Prag zgjedhjesh, diasporës i duhet një zë i fuqishëm në Kuvend

Eshtë i rrallë si personalitet, i veçantë si njeri, por edhe figurë emblemë e sportit, artit, por edhe biznesit. Jeton dhe vepron në diasporë, por zemrën dhe shpirtin e ka gjithmonë në vendin e tij, Kosovën. Ai edhe pse jeton tash e sa vite në Gjermani, dhe njihet si një biznesmen i sukseseshëm, asnjëherë nuk e lë anash edhe aktivitetin e tij politik, duke shërbyer për vendin e tij, e në radhë të parë Logjen e tij krenare, qytetin e bukur të Pejës, por edhe shtetin e Kosovës. Ky është Granit Shala, i cili së fundmi, është edhe anëtarë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për diasporën në Gjermani.

Ai në këtë intervistë ka folur për jetën, sfidat, synimet por edhe arritjet e tij në karrierë. Shala e vlerëson lart figurën dhe punën e qeverisë në udhëheqjen e Ramush Haradinajt, duke bësuar se ai edhe këtë betejë të padrejtë me drejtësinë do të delë fitimtar. Granit Shala ka folur edhe për synimet e tij politike, për të cilat thotë se diasporës i duhet një zë i fuqishëm, edhe në Kuvendin e Kosovës, për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar ata në mënyrën më të dinjitetshme të mundshme. Ai vlerëson se nëse e merr besimin e Kryesisë së AAK-së, derisa vendi po shkon në zgjedhje, është më se i gatshëm, të kandidoj për postin e deputetit si zë i fuqishëm i diasporës në Kuvendin e Kosovës.

Përveç tjerave, Shala ka folur edhe për parimin e tij të jetës me të cilin zgjohet çdo mëngjes: “Se t’i shërbeshë me nder e përgjegjësi atdheut, është obligim moral por edhe patriotik”.

Pasi ju jeni edhe anëtar i AAK-së, por edhe si një veprimtar nga diaspora, cili kishte më qenë vlerësimi juaj për qeverisjen Haradinaj?

Shala: Nëse e vlerësojmë punën kur Haradinaj thuajse e kishte përgjegjësinë 100 %, dua të them se e vlerësoj lart, pasi ai gjatë kësaj periudhe ka finalizur disa procese që janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, sikur janë: taksa, lojërat e fatit, por edhe Ushtria e Kosovës.

Por mos të harrojmë së në këtë qeveri ishin edhe një numër i madh i partive tjera, të cilat, në shumë raste, devijuan nga përgjegjësia institucionale dhe i harruan premtimet që i kanë dhënë elektoratit të tyre besnik.

Prandaj , aty ka pasë edhe mungesa por nëse e japim një vlerësim total mund të themi lirisht se asnjëherë nuk ka pas Kosova ‘zot shpije’ se sa kur qeverinë e ka udhëhequr Ramush Haradinaj.

Tash kur vendi po shkon në zgjedhje, a do të synoni edhe ju të bëheni kandidat serioz për pozitën e deputetit, si një zë i fuqishëm për diasporën?

Shala: Gjithçka nuk varet nga unë, ngase AAK ka një strukturë mirë të organizuar ku vendoset edhe për listat e deputetëve, por nëse Kryesia e sheh të drejt të ketë edhe një zë të deputetit nga diaspora, atëhere besoj se së pari do ta fitoj besimin të partia e mandej do të kerkoj besimin edhe votën e qytetarëve te Republikës së Kosovvës.

Perveç punës dhe angazhimeve në Gjermani, sa ka arritë AAK ta shtrijë aktivitetin e vetë në diasporë?

Shala: Mendoj se Kosova perveç se ka marrë ndihma nga bashkatdhetarët asnjëherë nuk e ka shfytëzuar nëse bën ashtu ta quajm talentin dhe aftësinë e diasporës, për biznes, ndihma, por edhe bamirësi, prandaj vlerësoj se ka ardhur koha të punohet edhe në ketë drejtim, duke ia kthyer mundin por edhe dinjitetin, diasporës sonë e cila mbetet edhe më tej promotor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

A vleresoni se AAK, është e gatshme për t’i hyrë gares zgjedhore?

Shala: AAK ka bërë punë të madhe dhe mundet me mbajt gjithmonë kokën lart, duke dalë para votuesve.

Prandaj nëse edhe situata politike e kërkon, AAK do të jetë gjithmonë e gatshme, të veproj në të mirë të qytetarëve të Kosovës, dhe do ta kërkoj votën dhe besimin qytetar kudo në Kosovë.

Çka e karakterizon natyrën dhe karakterin e Granit Shalës, kur ai mundohet t’i shërbëjë vendit me besnikëri, me një fjalë ku e merrni fuqinë dhe vullnetin për të punuar për vendin?

Shala: Gjithmonë e kam thënë, por po e përserise, sa herë zgjohem në mëngjes e kam këtë vlerësim: “T’i shërbeshë atdheut me nder dhe përkushtim është obligim moral por edhe patriotik, prandaj vetëm duke i sherby atdheut mundet njeriu edhe vetën ta vlerësojë në mënyrën më të mirë. E kur njeriu e vlerëson vetën, atëherë synimi i tij, nuk mund të ndalet nga askush ngase dashuria për punën, lind nga nevoja dhe rrethanat të cilat brymosen nga e kaluara por edhe e ardhmja e vetë individit por edhe e shoqërisë.

Cili është sipas juve, parimi bazë që duhet ta udhëheqë një të zgjedhur nga populli, ma konkretisht, cili është çelësi i suksesit të një lideri politik.

Shala: Ajo çka është e rëndësishme, mbetet se së pari duhet vetë deputetët ta respektojnë ligjin, para se gjithash punën e tyre, atdheun para interesave personale, por edhe t’i japin vlerësimin e duhur të gjitha nismave ku kryqëzohen ligjet më të mira për jetën, mirëqenien por edhe për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Cili do të jetë fokuesi i juaj, nëse nesër zgjedheni deputet i Kuvendit të Kosovës?

Shala: Unë kam më shumë shpirt dhe karakter të botës nacionaliste, e dua vendin tim, ashtu si është me të mirat dhe këqijat e tij, por natyrisht di të jemë gjithmonë zeri kritik dhe i mbushur i diasporës pa të cilën ne gjatë këtyre viteve e kemi pasë ma të veshtirë të ekzistojmë si komb por edhe si shtet.

Një mesazh për të gjithë ata që besoni, se do t’ua vlerësojnë punën tuaj, derisa jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë?

Shala: Për fund nëse e shihni boigrafinë time, besoj se do të vlerësoni se si kam ecur dhe jam rritur vetë, gjithmon me energji dhe përkushtim të pashoq, por edhe nëse e shikoni të kaluarën time, besoj se do të kuptoni se jam munduar të bëjë punë të mira për vendin dhe popullin tim, i cili pavarësisht të këqijave që i ka ai nuk mund të ndërrohet edhe me pasurinë ma të madhe të botës.

Show More

Related Articles

Close