ShowBiz

Irma Marku sjell një klip të goditur me titull “Gurë gurë bëhet kalaja”

Irma Marku është këngëtare muzikës popullore por edhe moderne shqiptare. Ajo sa herë që sjell një projekt të ri jep shpirt dhe jetë në të dhe kështu ka ndodhur edhe me klipin e saj të ri, një këngë e goditur për publikun me një titull po aq të goditur që përket edhe me një fjalë të urtë popullore  “Gurë gurë bëhet kalaja”.

Pyetjes se pse ka zgjedhur këtë titull që është njëkohësisht edhe fjalë e urtë popullore për këngës e saj të re Irma i përgjigjet kështu: “Pikërisht se kënga është popullore shkon një fjalë e urtë popullore që përdoret gjerësishte në fusha të ndryshme mendova ta sjell në versionin e dashurisë në këtë rast, pra punët e mira bëhen avash-avash”. Ky klip që është realizuar në kalanë e Beratit dhe ka krijuar simbolikën popullore të konkretizuar në temën e dashurisë.

Me tekst të shkruar nga vetë këngëtarja, muzikë nga Rino Boçi dhe Irma, orkestrim nga Rino Boçi, në  klarinetë Fatjon Latifi dhe klip nga  “Elite produktion studio” duket se është realizuar një projekt me elemente artistike. Irma  vjen rrallë me klipe por kur vjen disi të sjellë ngjyra, pozitivitet, realizim dhe nivel muzikor. Nuk del shpesh në media edhe pse është vazhdimisht e pëlqyer nga publiku, këtë herë ajo sjell një klip sa të realizuar aq edhe të këndshëm për sytë dhe veshët e publikut.

Në po ju sjellim edhe linkun e klipit të cilin mund ta dëgjoni, ta shikoni dhe pse jo edhe të kërceni me të…!

Show More

Related Articles

Close