LajmeVendi

Kryeparlamentari Xhaferi për vizitë zyrtare në Kazakistan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, merr pjesë në Takimin e katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evroazisë në temën: ‘Evroazija e madhe: Dialog. Besim. Partneritet’, që mbahet më 23 deri 24 shtator të vitit 2019 në Nur Sultan, Republika e Kazakistanit.

Në përbërje të delegacionit është edhe deputeti Enes Ibrahim. Në Takim marrin pjesë delegacione parlamentare nga gjashtëdhjetë vende dhe 39 kryetarë të parlamenteve nacionalet Evropës dhe Azisë, si e dhe 13 asamble parlamentare ndërkombëtare.

Pritet që në fund të Takimit të miratohet dokumenti final me rekomandime për bashkëpunim më të afërt ndërmjet shteteve dhe avancimin e dialogut, besimit dhe partneritetit në rajon.

Show More

Related Articles

Close