Vendi

Pas Tetovës, Elmi Reçica i PDK kërkon përkrahjen edhe në Shkup

Një nga kandidatët për deputet nga rradhët e PDK-së së Kosovës, Elmi Reçica sot ka prezantuar programin e tij elektoral edhe para qytetarëve të Tetovës duke bashkëbiseduar kështu për nga afër me ato dhe duke kërkuar përkrahjen në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Duke e ditur që shumë qytetarë të Maqedonisë janë me prejardhje nga Kosova dhe kanë të drejtën e votës atje, Reçica ka ofruar mbështetje për ato e në ndërkohë ka kërkuar edhe votën e tyre për të vazhduar misionin në kuvendin republikan. Pas qytetit të Tetovës, ai ka vazhduar takimet sonte edhe në qytetin e Shkupit ku atje është pritur krahëhapur nga një grup i madh qytetarësh të cilët i kanë ofruar mbështetje të fuqishme për këto zgjedhje. Në këto zgjedhje, mban numrin rendor 17.

Show More

Related Articles

Close