LajmeRajoni

Shala: Kosova dhe diaspora duhet të jenë më afër njëra-tjetrës për të mirën e vendit

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit parazgjedhor AAK-PSD, Granit Shala, vlerëson se diasporës medoemos duhet ti sigurohet një ulëse në kuvendin e Kosovës, sepse sipas tij, joshja e donatorëve dhe e investitorëve të huaj më së miri mund të bëhen nga një biznesmen.

“Gjatë mandatit tim do te jem i angazhuar qe diaspora te ndihet më afër atdheut si dhe të rriten investimet dhe donacionet për Kosovën. Unë si banor i Gjermanisë dhe pronar i disa bizneseve ku shumica e punëtorëve janë shqiptar, jam i informuar mirë për sfidat dhe vështirësitë e familjarëve të të gjithë tyre, andaj, do ta jap maksimumin tim për ti joshur donatorët dhe investitorët e huaj me kapacitetet që i ka Kosova”, tha Shala.

“Qëllimi kryesor i angazhimit për investitor të huaj do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës për gjeneratën e re dhe që bashkërisht, të mundohemi që ti themi stop migrimit dhe të punojmë për vendin tonë”, tha kandidati Shala, duke shtuar se Kosova dhe diaspora duhet të jenë më afër njëra-tjetrës për të mirën e vendit.

“S’ka dyshim që diaspora është Trepça e dytë për Kosovën, andaj, duhet ti ofrohet mundësia e bashkëqeverisjes dhe marrjes së vendimeve të drejta dhe të pa anshme për gjithë qytetarët e vendit.

Andaj, si kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, kërkoj ndihmën dhe votën  tuaj që Kosova dhe diaspora të jenë më afër njëra-tjetrës”, tha Granit Shala, i cili në listën zgjedhore të koalicionit AAK-PSD mbanë numrin 66.

Show More

Related Articles

Close