Vendi

AMFBZHR bën shpalljen publike për ndarjen e mjeteve IPARD, Selami: Po zhvillojmë fermat dhe bizneset

Përmes shpalljes publike të re për ndarjen e mjeteve IPARD nga program 2014-2020, sot AMFBZHR ka bërë publike shpalljen në të cilën mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët po i plotësojnë kushtet, ndërkohë që zëvendës drejtori Abdulselam Selami thotë se me këtë shpallje po zhvillojmë fermat dhe bizneset në vend.

‘Sot me publikimin e shpalljes së re për ndarjen e mjeteve IPARD 2014-2020 për masën Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve, njëkohësisht po ndihmojmë në zhvillimin e këtyre dy drejtimeve dhe të gjithë të interesuarit kanë të drejtë të aplikojnë’, thekson kështu Selami.

Në vazhdim kushtet të cilat duhet plotësuar:

Sot, AMFBZHR shpall SHPALLJE PUBLIKE Nr. 01/2019 për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD Programi 2014-2020.

  • Të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik nga RMV mund të parashtrojnë kërkesë për përdorim të mjeteve në kuadër të Programit IPARD 2014-2020 për masën: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”.
    • Përkrahja financiare për këtë Thirrje Publike është e përbërë 75% nga mjete të siguruara nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Zhvillimin Rural (IPARD) në bazë të Marrëveshjes Financiare 2014-2020 dhe 25% të fondeve të siguruara nga Buxheti i RMV.
    • Mjetet financiare për kërkesë të vetme jepen si një grant prej: 65% të kostos totale të investimit të pranueshëm të masës.
    • Afati i fundit për parashtrimin e kërkesave është 18 nëntori 2019.
    • Formularët nga “Aplikimi për përdorimin e Programit IPARD 2014-2020” si dhe “Udhëzimet për përdoruesit e Programit IPARD 2014-2020” dhe informacione të tjera të dobishme në versionin elektronik mund të shkarkohen në ëeb faqen e internetit të Agjencisë: ëëë.ipardpa.gov.mk.
    • Formularët e shtypur të aplikimit për Programin IPARD 2014-2020 dhe Udhëzimet për Përdoruesit e Programit IPARD 2014-2020 mund të merren direkt në objektin e AMFBZHR , Blvd. Brigada 20-të e Maqedonisë 3, (blloku i Maqedonia Tabak), 1000 Shkup dhe qendrat më të afërta regjionale ose njësitë e punës të Agjencisë për Nxitjen e Bujqësisë çdo ditë pune nga 8:30 deri në 16:30.
    • Pas përfundimit të investimit, aplikanti është i detyruar t’i paraqesë Agjencisë një kërkesë për pagesë brenda afatit të përcaktuar në Kontratë për përdorimin e mjeteve.
    • Për të kryer kontrollin në vend nga Agjencia, aplikanti kërkohet të ketë kopjet e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në Agjenci.
    • Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. (02) 3097-460 ose me email në: ipardpa.info@ipardpa.gov.mk dhe në ëeb faqen: ëëë.ipardpa.gov.mk
Show More

Related Articles

Close