Shëndetësi

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog:- Hipospadia, patologjia e lindur më e shpeshtë genitale.

Hipospadia është një patologji e lindur te meshkujt, në të cilen kanali i urinës nuk përfundon në maje të penisit, por në zona të ndryshme poshtë tij. Hipospadia ka grada tëndyshme duke filluar nga grada më e lehtë ku kanali i urinës përfundon afër kokës së penisit, deri në gradat më të rënda  ku ky kanal përfundon te zona e testikujve. Përveç hipospadisë, këta fëmijë mund të kenë edhe probleme të tjera anatomike, si psh; cordee (nje penis jo i drejtë) ose një pllake uretrale jo të zhvilluat siç duhet. Në varesi të gradës dhe problemeve të tjera anatomike, hipospadia sjell për fëmijet probleme të ndryshme. Më parë, mendohej se hipospadia duhet të korrigjohet pas moshës 5 vjeçare. Mjekësia bashkëkohore na mëson se mosha ideale për korrigjimin e hipospadisë është mosha 6-18 muajshe. Në këtë moshë, jo vetëm shërimi i plagës është më i mire dhe komplikacionet jane më të rralla, por edhe ndërhyrja është më e lehtë për vetë fëmijën. Hipospadia nuk shërohet vetvetiu apo me ilace të ndryshme, ajo korrigjohet vetëm me ndërhyrje kirurgjikale. Ka disa mënyra kirurgjikale për të korrigjuar hipospadine, mënyre e cila vendoset në varësi të gjendjes se pacientit. Mund t’i diskutoni me urologun pediatër llojet e ndryshme të ndërhyrjeve. Pas hipospadisë, fëmijët kanë një kteter urinar i cili ndihmon në shërimin e shpejtë të plagës dhe që hiqet pas 7-10 ditësh nga ndërhyrja. Në një pjesë të rasteve, hipospaditë nuk vihen re sepse prindërit nuk i çojnë fëmijët për kontroll të mjekët pediatër. Të mos harrojmë se nëse shikoni te femija juaj probleme të tilla, apo nëse pediatri juaj ju përmend hipospadinë, duhet të bëni një konsultë me urologun pediatër. Sa më shpejt të korrigjohet kjo hipospadi, aq më shpejt shërohet plaga si dhe komplikacionet janë më të pakta.

Dr. Artan Koni, FEBU, FEAPU, androlog-urolog, tel 0665558833

Show More

Related Articles

Close