ShowBiz

Një biografi për Syartën…!

Syarta është këngëtare e re por jo pak e njohur. Muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Ajo është 21 vjeçe, nga Kërçova e Maqedonisë, por është e lindur në Zvicër. Karriera e saj muzikore sapo ka nisur sepse ka një klip të publikuar por shumë të tjerë në punë e sipër. Muzika për Syartën ka qenë ëndërr e fëmijërisë, por edhe gjenetike, si themi, sepse babanë e ka muzikant dhe këngëtar shumë të mirë. Ajo e gjen veten shumë në muzikë sepse sipas saj muzika është diçka që i kënaq shpirtin dhe jo vetëm ajo por të gjithë njerëzit e gjejnë veten në muzikë. Është diçka që ajo e bën me zemër dhe, natyrisht, që edhe shpreh ndjenjat me muzikë, qoftë për të mirë a për të keq. Syarta mendon se mënyra e saj për ta shijuar suksesin e një kënge është nëse kënga, muzika e saj shijohet nga publiku, ajo e shijon dyfish, trefish, shumëfish atë arritje. I gëzon muzikës gjithçka, sepse tashmë muzikën e ka pjesë të ekzistencës së saj. Pjesën tjetër të jetës e zë me angazhimin e saj në fushën e bukurisë, duke qenë se punon si promotore të firmave Dior, Sephora edhe Rituals. Nëse të gjitha vajzat e showbiz kanë qejf dhe janë të dhëna pas shopping Syarta mërzitet nëse kalon kohë paksa më të gjatë në blerje. Në ditët e saj familja është e pandashme por edhe telefoni si mjet komunikimi tejet e i nevojshëm!Momenti më i bukur në jetën e saj profesionale ka qenë kur është publikuar në youtube klipi i parë “Intentions”! Mesazhi i saj është mjaft i bukur dhe i veçantë: “Unë, edhe pse e re në botën e muzikës, kam mësuar shumë dhe kam parë shumë. Kam pasur shumë sakrifica, për arsye se një këngëtare e re nuk respektohet gjithmonë dhe shumica mundohen ta nëpërkëmbin, por e rëndësishme është që ia dola deri këtu dhe nuk do mbetem me kaq. U jam falënderuese atyre të cilit besuan në mua dhe më ndihmuan, sidomos prindërit e mi”! Shumë shpejt Syarta do të sjellë edhe projektet e reja të cilat kanë kohë që po përgatiten edhe pse ajo është shumë kërkuese dhe do që të realizohen deri në detajet më të vogla. Suksese më tej Syarta!

Show More

Related Articles

Close