Vendi

Visar Ganiu inspekton nga afër punën e rregullimit të kursive për qarkullimin e qytetarëve në lagjen Çair të vjetër

Kryetari i Komunës së Çairit sot ka Inspektuar nga afër cilësinë dhe dinamikën e procesit të punës për rregullimin e kursive për qarkullimin e qytetarëve në një pjesë të rrugës Vukovarska në lagjen Çair të Vjetër.

Visari tha se këtë proces pune do ta vazhdojnë edhe në lagje tjera të territorit të komunës së Çairit.

Ai gjithashtu tha se ka bashkëbiseduar me qytetarët e kësaj zone që përgëzuan këtë intervenim për përmirësimin e infrastrukturës dhe dëgjova me kujdes propozimet dhe kërkesat e tyre, njoftojnë nga Komuna Çair, përcjell Zhurnal.mk.

Show More

Related Articles

Close