LajmeVendi

Elezi: Po finalizohen projekte infrastrukturore në rajonin e Pollogut!

Dje në seancën e rregullt qeveritare zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka elaboruar një pjesë të madhe të punës që ka bërë Ministria e financave edhe atë projekte shumë të rëndësishme të cilat janë finalizuar dhe disa prej tyre pritet që të marin frymë në rajonet shqiptare e që kapin shumën prej 223 milion denarë.

Kështu, zëvendësministrja Elezi para kabinetit qeveritarë ka treguar se është rekonstruar rruga rajonale në fshatin Grupçin e që lidh edhe fshatin Novo Sellë, ndërkohë që në komunën e Zhelinës është bërë dhe rekonstruimi i objektit të shkollës fillore ‘Fan Noli’ në fshatin Trebosh, projekt ky në vlerë prej 21 milion denarë ndërsa shfrytëzues të këtyre të mirave janë banorë të fshatrave Grupçin, Novo Sellë, Trebosh, e Pallaticë.

Gjithashtu në fshatin Negotinë dhe Dobër Doll të komunës së Vrapçishtit është bërë ndërtimi i stacionit të filtrimit në vlerë prej 30.6 milion denarë derisa shfrytëzues të ujit për pije janë edhe banorët e fshatit Toplicë.

Edhe komunës së Gostivarit i janë ndarë grant mjete në vlerë prej 2.6 milion denarë për furnizimin e pajisjeve për mirëmbajtje të ndriçimit publik, instalimit të fotovoaltike në ndërtesën komunale, objekt stacioni të filtrimit të ujësjellësit në Gostivar, ndërmarja publike për veprimtari komunale Komunalec – Gostivar.

Ndërtimi i bulevardit V.S.Bato në Tetovë në vlerë prej 60.64 milion denarë është një tjetër projekt mjaft i rëndësishëm për të gjithë banorët e rajonit të Pollogut, si një projekt gjigant dhe shumë parësorë.

Në komunën e Bogovinës janë siguruar 5 maqina komunale dhe 1 makinë për shërbime komunale, transport të mjeteve, mbetje komunale etj, në vlerë prej 24.7 milion denarë.

Në ndërkohë në përgaditje e sipër janë projektet e mëdha për rajonin e Pollogut përmes grant mjeteve MSIP2 në vlerë prej 86.1 milion denarë dhe 1.4 milion denarë, përkatësisht furnizimi me autobus për komunën e Tetovës si dhe rehabilitimi i rrugës lokale në komunën e Mavrovë-Rostushë edhe atë në vlerë prej 13.84 milion denarë.

Show More

Related Articles

Close