Vendi

Elezi: Punohet intensivisht në përmirësimin e transparencës fiskale dhe sistemit të ri të informacionit të menaxhimit të integruar financiar!

Po punohet intensivisht në reformat e menaxhimit të financave publike, në veçanti për të përmirësuar transparencën fiskale dhe një sistem të ri të integruar të informacionit për menaxhimin financiar, kështu u theksua në Këshillin e Menaxhimit të Financave Publike të mbajtur në Ministrinë e Financave me rastin e rishikimit të raportit të gjysmë vitit për planin e veprimit të vitit 2019 për Programin e Reformës në Menaxhimin e Financave Publike.

Në këtë Këshill është vënë re se Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të ardhurave publike, Doganën, Bironë e Prokurimit Publik, Entin shtetërorë të statistikave, Drejtoria e auditimit shtetërorë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Komisionin Shtetëror të Prokurimit Publik po punojnë me intensitet për zbatimin e tyre në bazë të aktiviteteve të planifikuara në Planin e Veprimit.

‘Portali i Financave të Hapura, i krijuar për vitin 2018, i krijuar për t’i dhënë publikut një përmbledhje të të gjitha pagesave të Thesarit, së shpejti do të filloj së funksionuari. Gjithashtu, të dhënat dhe analizat e reja të dhëna në Strategjinë Fiskale dhe Planin Vjetor të Menaxhimit të Borxhit Publik janë duke u publikuar dhe së fundmi realizimi i shpenzimeve kapitale për një përdorues të buxhetit ka filluar të publikohet në një aplikim të veçantë. Ministria e Financave është duke përfunduar tekstin e Ligjit të ri të Buxhetit, në përputhje me rekomandimet e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionit Europian. Së bashku me reformat në buxhet, reformat në sistemin e menaxhimit të financave publike vazhdojnë përmes krijimit të një sistemi të ri efikas dhe të integruar të administrimit të menaxhimit financiar që do të sigurojë monitorim të integruar të të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në zbatimin e plotë. Specifikimi teknik i ICMIS është duke u përgatitur me mbështetje të ekspertëve nga Banka Botërore dhe duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti’, kështu vlerëson zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi.

Po ashtu është në përfundim edhe teksti i Ligjit të ri për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik, i cili pritet të miratohet gjatë vitit të ardhshëm. Të gjithë proceset e reformës do të vazhdojnë edhe në periudhën në vazhdim ku do të pasqyrohet në Planin e ri të Veprimit për vitin 2020.

Show More

Related Articles

Close