Vendi

Kreu i Bogovinës, Xhemaili: Fituam tre projekte ku ngrisim nivelin e infrastrukturës

Bogovinë, 12 nëntor – Në Komunën e Bogovinës sot është bërë inaugurimi i asfaltimit të rrugës prej Sëiss Center – Bogovinë deri në Sellarcë të Epërme, kështu informon kreu i komunës Albon Xhemaili.

Projekti është mbështetur nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe ka vlerë prej 11.228.040,00 denarë.

Kreu i komunës Xhemaili tha që në thirrjet e publikuara nga ana e Agjencionit për përkrahje financiare për bujqësi dhe zhvillim rural, Komuna e Bogovinës ka konkurruar me tri projekte të cilat i ka fituar dhe që të gjitha kanë të bëjnë me plane urbanistike, me qëllim të ngritjes së nivelit të infrastrukturës rrugore.

Në fund, kryetari i komunës falënderoi të gjithë për prezencën e tyre.

Më 12.11.2019, në Komunën e Bogovinës bëhet inaugurimi i asfaltimit të rrugës prej Swiss Center – Bogovinë deri në…

Geplaatst door Albon Xhemaili op Dinsdag 12 november 2019

Show More

Related Articles

Close