LajmeVendi

Një tjetër shqiptarë në Prokurorinë e Shkupit, Faton Azizi nga sot betohet si prokuror

Shkup, 25 nëntor – Ishte një nxënës dhe student mjaft i dalluar. Ka mbaruar studimet në master në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë me mesatare të lartë mbi 9, ndërkohë që në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë ‘Pavell Shatev’, Faton Azizi ka qenë i ranguar lartë gjatë procesit të kualifikimit.

Me prejardhje nga fshati Mateç i komunës së Likovës, Fatoni rrjedh nga një familje mjaft intelektuale dhe është baba i tre fëmijëve.

Nga sot, ai zyrtarisht është emëruar prokuror në Prokurorinë themelore të Shkupit ku para Këshillit të prokurorëve ka dhënë betimin se do të angazhohet që të ndajë drejtësinë në mënyrë të barabartë sipas kushtetutës dhe ligjit për të gjithë qytetarët.

Show More

Related Articles

Close