LajmeVendi

Teuta Arifi njofton për përmirësimin e rrugës Shipkovicë-Brodec

Komuna e Tetovës, është duke i kushtuar rëndësi asfaltimit të rrugëve, si pjesë e zotimit për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, jo vetëm në zonat urbane por edhe ato rurale.

Një nga rrugët me rëndësi për qytetarët në zonat rurale, është rruga Shipkovicë-Brodec, zonë malore e banuar me shqiptarë, në Malësinë e Tetovës.

Për këtë përmirësim të gjendjes së rrugëve, njofton vet kryetarja e komunës, Teuta Arifi, e cila ka cekur se asfaltimi i urës në këtë rrugë është shumë e rëndësishme për qytetarët.

Znj. Teuta Arifi, ka shkruar si vijon në rrjetin social:

Filloi asfaltimi i urës së re në rrugën Shipkovicë-Brodec, një projekt mjaft i rëndësishëm infrastrukturor për qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve!

Show More

Related Articles

Close