Lifestyle

Furkan Ajdari, i riu nga Shkupi me biznese në Gjermani

Kur nuk arrijnë të gjejnë veten në vendlindje, shumica prej të rinjëve udhëtojnë drejt Europës për një jetë më të mirë dhe për të bërë diçka më shumë për veten dhe familjet e tyre. Mirëpo ka edhe prej tyre që tashmë kanë formuar edhe bizneset e tyre dhe punojnë me ambicie më të mëdha.

Një prej tyre është edhe i riu nga Shkupi, Furkan Ajdari. Vetëm 23 vjeç me preardhje nga Fshati Patishka Rekë, i lindur në Shkup, ndërsa në Gjermani ka migruar që në moshën 8 vjeçare. Ajdari shkollën fillore dhe të mesme e kreu me sukses në shtetin gjerman, ndërsa me biznes filloi të merrej që nga mosha 18 vjeçare.

Ai fillimisht hyri në biznesin e shit-blerjeve të banesave dhe shtëpijave në vende të ndryshme, ndërsa së fundmi ka marrë nën udhëheqjen e tij edhe një restorant luksoz në “Golf Park” të Gjermanisë.

park gjermani

Furkani menaxhon lokalin “Rebland” në “Europa – Park Golf Club” së bashku me vëllaun e tij Omer Ajdarin. Ky restorant elitë, përveç ushqimit perfekt ofron aventurë të mahnitshme dhe relaksim me sportin e golfit, që ju mundëson eksperienc të papërshkruar që vetëm biznismen dhe milionerë të klasit të lartë janë mysafir të rregullt në restorantin që udhëhiqet nga vëllezërit shkupjan.

Për marrjen restorantit “Rebland” nën udhëheqjen e Furkanit Ajdarit dhe vëllaut të tij Omerit, kishin shkruar edhe mediat gjermane si dhe një nga gazetat më të njohura.

Rebland restourant 22

“Jam i kënaqur me punën dhe këtë që kam arritur deri më sot. Ndoshta nuk është diçka e madhe, pasi bota e biznesit është e madhe dhe nuk ka fund, që kërkon sakrificë për të tejkaluar çdo vështirësi. Por jam i lumtur që në këtë moshë kam arritur deri në këtë nivel, falenderoj Zotin, familjen time dhe vëllaun tim që kanë qenë në mbështetje time në çdo hap që kam bërë dhe më e rëndësishmja është se kanë pasur besim në mua”, ka thënë Furkan Ajdari.

23 vjeçari nga Shkupi është i pasionuar pas sportit të golfit. Ai përkrahë punëve dhe angazhimeve, kohën e lirë e kalon duke luajtur golf me miq dhe dashamirë.

Furkani - golf 1

Ai gjithashtu për atraksion ka udhëtuar drejt Shkupit për të luajtur golf në Patishka Rekë, aty prej nga e ka edhe preardhjen. 

Show More

Related Articles

Close