LajmeVendi

Jep dorëheqje themeluesi LR-PDSH-së, shkaktar Ziadin Sela. “Ti Ziadin je Prevarant”

Neshat Ademi njëri ndër themeluesit e LR-PDSH-së tani Aleanca për Shqiptarët sot ka dhënë dorëheqje nga partia e Ziadin Selës. Sipas tij arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij është Ziadin Sela.

Isha njëri nga themeluesit e Lr Pdsh! Të nderuar miq, shok, familjar, e në veçanti ju që më mbështetët në ditët më të vështira gjatë themelimit të strukturave në 24 vendbanime në Komunën e Sarajit!, kisha dëshirë të ju informoj për dorëheqjen time si njëri nga themeluesit e ASH në Saraj në vitin 2014 ! Arsyeja kryesore për dorëheqjen time ka të bëjë direkt me Ziadin Selën !,në detaje nuk dua të hy !!!,…shokët e mi më të afërt dhe dëshmitarët e din shumë mirë !
Por shkurt e shqip: “Ti Ziadin Sela je PREVARANT” asgjë tjetër !!!,mjafton kjo fjalë se brenda bien të gjitha !…
Por shëndosh jeta vazhdon, por po ta bëj me dije nuk do ta le kështu, as ty, se nuk ua lash as atyre dy tjerëve para teje!
Kur u largova nga një kryetar partie që menjëherë pas zgjedhjeve 2011 e mbylli partinë, e bëra një lutje por jo publikisht ndërsa sot po të njëjtën lutje do ta bëj publikisht…O Zot nëse ka nijet të mirë dhe të pastër ndihmoje Ziadin Selën, nëse ka nijet dhe qëllim të keq parandaloje me kohë !…Amin. Prej Sot më ke kundërshtar politik ! Shihemi në Saraj me 12 prill nëpërmjet rezultatit!
” ka shkruar Ademi.

Ndryshe Aleanca për SHqiptarët vazhdon të luaj me ndjenjat e aktivistëve të saj për bashkimin e opozitës shqiptare.

Show More

Related Articles

Close